Pse u tërhoq Hashim Thaçi nga kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për propozimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

I pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se pse u tërhoq nga plani për gjendjen e jashtëzakonshme, Thaçi u përgjigj se një gjë e tillë ndodhi pas “krijimit të rrethanave të reja”.

Sipas Thaçit, ai u tërhoq nga propozimi pas përplasjeve “mes partnerëve të koalicionit dhe zhvillimeve brenda të qeverisë”.

Presidenti i Kosovës ka thënë se kishte përpjekje “për t’i dhënë konotacion politik të paqëndrueshëm” propozimit të tij.