Aksidenti në Kroaci: 10 të vdekur, 45 të lënduar, 8 janë në gjendje të rëndë

Autoritetet kroate kanë njoftuar se 45 persona, udhëtarë të autobusit nga Kosova, që u aksidentua sot në mëngjes, janë duke u trajtuar në spital dhe 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Mjeku i spitalit, dr. Josip Samargjiq, ka thënë se nga mëngjesi kanë pranuar 45 persona, të cilët kishin nevojë për trajtim, pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur në Slavonski Brod, mes tyre 8 persona janë në gjendje të rëndë.

10 persona tashmë janë konfirmuar të vdekur.

Autoritetet spitalore kanë paralajmëruar konferencë për media në ora 11:30. /Mediafokus.info