E tmerrshme, vrasje e katërfishtë në Pozharan të Vitisë

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në Pozharan të Vitisë.

Mediafokus.info merr vesh nga burime të sigurta se ngjarja ka ndodhur para pak minutash.

Më herët, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani e ka konfirmuar për Mediafokus.info se ka ndodhur një vrasje.

“Po, mund ta konfirmoj që para pak minutash ka ndodhur një vrasje. Detajet tjera i japim më vonë”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.

Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar me rrjedhën e kësaj ngjarje tragjike. /Mediafokus/