Vritet një person në Pozharan të Vitisë, e konfirmon policia

Një person ka mbetur i vrarë në fshatin Pozharan të Vitisë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmin për Mediafokus.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani.

“Po, mund ta konfirmoj që para pak minutash ka ndodhur një vrasje. Detajet tjera i japim më vonë”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.

Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar për rrjedhat e kësaj ngjarje. /Mediafokus.info/