Zemaj i kundërpërgjigjet mikrobiologut Raka

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i është kundërpërgjigjur mikrobiologut Lul Raka, i cili dje tha se nuk është konsultuar lidhur me lirimin e masave kufizuese.

Gjatë një vizite në komunën e Vitisë, Zemaj tha se nga Bordi ku kryesues është Raka merr këshilla sa herë që ka nevojë si ministër, por se instituticion zyrtar është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë dhe se duhet të bëhet dallimi.

“Bordi është një trup e formuar nga unë, nga e cila marrë këshilla sa herë kam nevojë si ministër. Si institucion zyrtar është IKSHPK dhe MSH, duhet të bëhet dallimi. Dikush po ka dëshirë dhe arsye ta keqpërdor mënyrën e komunikimit”, tha Zemaj, raporton express.

Ndryshe, Raka dje ka thënë se as ai si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.