Aksidenti tragjik me 3 të vdekur, rëndohet gjendja e vajzës 6-vjeçare
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Levan-Tepelenë dhe tre persona kanë humbur jetën. Ndërkohë tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se M.Skënderaj, bashkëshortja e tij, Gladiola Meraj i janë nënshtruar operacionit dhe se aktualisht janë në gjendje kritike për jetën, ndodhen në reanimacionit të Fierit.
Nga ana tjetër vajza e tyre 6-vjeçare ditën e sotme është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar shumë.
Kujtojmë se nga përplasja e dy makinave “Opel Zafira” dhe një “Fordi” ka humbur jetën Sokrat Lelaj që drejtonte mjetin “Ford” si dhe bashkëshortja e vjehrra e tij Fatbardha Lelaj dhe Bylyre Salaj.

