Aksidentohet Ibrahim Tatlises
Mëngjesin e sotëm, artisti i njohur turk, Ibrahim Tatlises, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku.
Sipas mediave turke, thuhet se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e ndihmës së parë dhe zjarrfikësit.
Raportohet se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
Ai në aksident u përfshi bashkë me vajzën e tij Elif Ada.
Ibrahim Tatlises ështē rikthyer në skenën me shoun e tij televiziv pas 8 vitesh, pasi ndaj tij ishte kryer një tentim vrasje.
Ai është rehabilitur në një masë të konsiderueshme, megjithëse aftësitë lëvizëse i ka të reduktura.

