Aksidentohet këmbësori, nuk u mbijeton plagëve

Një këmbësor ka humbur jetën në Gllogoc pas goditjes nga një veturë. Drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Gllogoc 30.10.2022 – 17:15. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve të marra  në aksident këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).