Dorëzohet edhe djali i të dyshuarit për vrasjen e të miturit në Drenas

Edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babait të tij, mbrëmë në Gradicë të Drenasit, është dorëzuar në polici. 

I dyshuari i dytë është një 19-vjeçar, bashkë me babain e tij, dorëzimin e të cilit e ka konfirmuar edhe policia.

“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”.