Aksidentohet një veturë në rrugën Gjilan-Prishtinë  

Në rrugën Gjilan-Prishtinë, sapo ka ndodhur një aksident, ku për fat të mirë nuk ka viktima.

Mediafokus.info ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e cila ka përfunduar në hendek jashtë rrugës dhe disa persona që po përpiqen ta ndihmojnë shoferin e veturës.

Burimet tona në vendin e ngjarjes kanë bërë me dije se bëhet fjalë për vetaksident dhe se nuk ka persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur afër udhëkryqit për fshatin Mramor dhe besohet se shkak i vetaksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës./mediafokus.info