Aksidentohet vetura e policisë, dy zyrtarë policorë dërgohen në QKUK

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Malishevë, shkruan Mediafokus.info

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një civile dhe një zyrtare, ku përveç dëmeve materiale, ka pasur edhe lëndime trupore.

“Rr. Rilindja Kombëtare 28.01.2021-22:50. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjete një civile dhe një automjet zyrtar. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policore të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.