Aksidentohet vetura, humb jetën njëri nga bashkudhëtarët

Një person ka humbur jetën nga aksidenti i një veture në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ku ai ishte bashkudhëtarë.

Në këtë aksident lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjere, të cilat kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Fsh. Zhabar i Ulët, Mitrovicë 23.10.2020 – 02:45. Ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima m/k pasagjerë në veturë, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe dy viktima f/k, po ashtu pasagjere në veturën e të dyshuarit, të cilat pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, janë liruar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe mjeku kujdestar i cila ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.