Aksidentohet vetura zyrtare, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në fshatin Kovaçec të Komunës së Kaçanikut, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin për aksidentin e ka dhënë kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, përmes një postimi në Facebook.

Ilazi ka shkruar se në aksident është përfshirë edhe nje veturë zyrtare e komunës, me ç’rast janë lënduar gjashtë qytetarë, tre prej të cilëve zyrtarë komunal.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar

Sot gjatë ditës, në fshatin Kovaçec ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e komunës. Nga ky aksident kanë pësuar lendime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës.

Pas marrjes së informacionit kam dalur në vendngjarje dhe jam interesuar nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore.

Të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor, njëherit do t’iu mbajmë të njoftuar për gjendjen e tyre.

Me këtë rast iu bëj thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në komunikacion!