Aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin, autori tenton vetëvrasje nga qelia

Mehill Gega, i cili aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta, ka tentuar vetëvrasjen në paraburgimin e Shenkollit.

Ngjarja ndodhi më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës pasi një debati mes autorit dhe viktimës.

Lajmi konfirmohet nga vete familjaret për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Elidon Ndreka të cilët thonë se 55-vjeçari ka tentuar të presë damarët e dorës dhe është dërguar për mjekim në spital.

Mehill Gega është vënë nën akuzë për vrasje me dashje dhe ndaj tij gjykata e Lezhës caktoi masën ‘arrest me burg’.