Aksion policor në Ministrinë e Infrastrukturës, ka të arrestuar

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, po zhvillon një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Aksioni ka nisur mëngjesin e së enjtës, derisa siç raporton “Betimi për Drejtësi” deri më tani janë arrestuar tre zyrtarë të kësaj Ministrie.

Policia dhe Prokuroria, deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për aksionin në MMPHI.

Ndryshe, gjatë një operacioni policor në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, më 29 maj, ishin arrestuar 11 të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë.