Aksioni i policisë në lagjet e Prishtinës, arrestohen 7 persona
Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i personave të arrestuar në këtë aksion që nisi sot herët në mëngjes, ka shkuar në shtatë.
Prokurori i Prokruroisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku tha për Express se janë arrestu shtatë persona.
Aksioni është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij prokuroria do të dalë me një komunikatë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt.
Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.

