Aktakuzë për krim të organizuar dhe korrupsion ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit e 14 personave të tjerë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë për krim të organizuar e korrupsion ndaj 15 personave, përfshirë është edhe ish-kryetarin e Komunës së Leposaviqit.
“Prokuroria Speciale njofton se pesëmbëdhjetë (15) të pandehurit janë, D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M., të akuzuar për shkak të veprës penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, ku janë të përfshirë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë (9) zyrtarë të tjerë të komunës së njëjtë. Ndërsa, pesë (5) të pandehurit të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës.”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

