E mori me gjyq kujdestarinë e fëmijëve, ish-bashkëshorti e akuzon për braktisje të tyre

Një burrë në Leposaviç po e akuzon ish-bashkëshorten e tij për ‘keqtrajtrim apo braktisje e fëmijës’, mbi të cilët e kishte fituar me gjyq të drejtën e kujdestarisë.

Leposaviç, 04.03.2021 – NN. Me datën 22.03.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër  kosovare, e cila nga gjykata ka marrë vendimin për përkujdesjen e fëmijëve të tyre të mitur, nuk është duke i përmbushur obligimet dhe nga 04.03.2021 nuk është duke jetuar me fëmijët. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me rekomandim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.