Zeka: Vendimi për mbyllje të gastronomisë dëmton qytetarinë dhe bizneset në Kosovë

Vendimi për mbyllje të gastronomisë dhe bizneseve tjera në Kosovë, që u mor sot nga qeveria e Kosovës, nuk është mirëpritur aspak nga qytetarët. Ata konsiderojnë se ky vendim dëmton rëndë ekonominë e vendit, familjet dhe punëtorët.

Izmi Zeka, ish-zëvendësministër i Brendshëm, ka thënë se vendimet e sotme u ngjajnë eksperimenteve laboratorike dhe njëherësh ka kritikuar opozitën dhe shoqërinë civile për heshtje.

‘Ku është opozita që flenë. Vendimet e sotme i ngjajnë eksperimenteve laboratorike. A ka njerëz ky vend. Si munden të mbyllen gastronomitë pa një plan konkret dhe pa stimulim nga shteti. A ka opozitë në këtë shtet të brisht, që po mundohen me katandisë të tërin. Sa punëtorë të gastronomisë mbeten pa paga, sa biznese do të mbyllen, sa familje do të mbeten pa paga. A bënë ndokush në këtë vend analizë.

Efektet e këtyre vendimeve të pa studiuara mirë, pa analizuara mirë sjellin efektet domino në ekonominë Kosovare. A ka shoqëri civile që kujdeset edhe për shëndetin ekonomik apo vetëm për çështje politike’, ka thene Zeka.