Këtë duhet ta dini: Ja kur hyjnë në fuqi masat e reja
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid të cilat do të jenë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill.
Kufizimi i lëvizjes është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit, derisa institucionet publike dhe private të arsimit parauniveristar dhe universitar do të kalojnë në mësim online.
Gastronomia do të pezullojë aktivitetin në këtë periudhë kohore bashkë me qendrat tregtare në të cilat do të funskionojnë vetëm marketet ushqimore dhe barnatoret.
Vendimi i ri i qeverisë thotë se qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit mund të bëhet vetëm për urgjencë apo ndihmë mjekësore dhe se në këtë periudhë mund të lëvizin personeli shëndetësor dhe operatorët ekonomik me leje të veçanta nga qeveria.