Një kosovare arrestohet në aeroprotin e Prishtinës me pasaportë çeke

Një femër kosovare është arrestuar në ANP ‘Adem Jashari’, me një pasaportë çeke, pasi dyshohet për falsifikim të dokumentit, thuhet në njoftimin e policisë.

ANP- Adem Jashari, 23.03.2021 – 09:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta derisa ka tentuar të udhëtoj ka prezantuar pasaportën çeke e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. E dyshuara me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.