Aktivi i Gruas kërkon trajtim më dinjitoz për gratë e vetmuara dhe personat me aftësi të kufizuara

Aktivi i Gruas në Gjilan ka shënuar datat e mëdha e të rëndësishme të Marsit, sic janë Epopeja e UÇK-së, Dita e Mësuesit dhe Dita e Gruas.

Përmes këtij takimi Gratë u ka bërë thirrje institucioneve komunale në veçanti Kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri dhe kryetarit të OPI-së që të rishqyrtohen kërkesat e Aktivi.

Kryetarja Xhylsym Dindar ka deklaruar se qëllimi i Aktivit të Gruas ka është human, për gratë që janë të vetmuara dhe pa mbikëqyrje familjare dhe persona me aftësi të kufizuara.

Në programin e Aktivit është paraparë përmirësimi i pozitës së gruas pensioniste dhe përfaqësimi i saj në të gjitha institucionet relevante, aty ku ajo mund ta ngris zërin në respektimin e të drejtave të kësaj kategorie e cila vlerësohet e anashkakuar.

Ndërsa iniciatorja e këtij aktivi znj. Makfire Osmani Uzunaliç e cila gjithnjë kontributin e saj e ka dhënë në mirëqenien e këtyre kategorive, ka theksuar se situata e këtyre njerëzve vazhdon të jetë e rënduar dhe prandaj duhet përkrahje për ta.