Aktivistët e VV’së brohoritën “me hajna s’ka shtet”
“Duam zgjedhje”, “me hajna nuk ka shtet”, “hajnat në burg”, “Albin Kurti” etj,, kanë qenë disa nga brohoritjet në ‘kor’ të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në manifestimin e sotëm, raporton Mediafokus.info.
Ky manifestim u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se se VV nuk kthehet më në periudhën para 6 tetorit, kur kjo parti fitoi zgjedhjet.
“Me 6 tetor ndryshoi politika, ndërsa me 3 shkurt ndryshoi qeverisja. Ne nuk kthehemi kurrë para 6 tetorit.
Kurti e ka fajësuar LDK’në se braktisi qeverisjen, sipas tij, të mirë dhe u bë bashkë me Presidentin Hashim Thaçi./
Protesta ka përfunduar e qetë./Mediafokus.info/

