Rritet ndjeshëm numri i rasteve me Covid-19, sot 58 të infektuar

Rritet ndjeshëm numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë. Sot, më 12 qershor janë testuar 227 mostra dhe të infektuar me Covid 19 rezultuan 58 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Fushë Kosovës 12 raste (6 Miradi e Poshtme dhe 6 Fushë Kosovë), komuna e Vitisë 12 raste (7 Zhiti dhe 5 Beguncë), komuna e Prishtinës 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste (6 Mitrovicë, 3 raste Kçiq i Madh dhe 1 Suhodoll), komuna e Vushtrrisë 9 raste (4 Akrashticë, 2 Vushtrri, 2 Reznik dhe 1 rast Dobërlluk), komuna e Prizrenit 3 raste dhe 1 rast me vendbanim në Rahovec. /mediafokus.info/