E pa besueshme çka i kishte shkruar vetvetes Madeleine Albright kur ishte 44-vjeçe

Madeleine Albright këtë letër ja ka adresu vetes në moshë më të shtyer, 44 vjeçe, kur i është shuar martesa!

E dashtun Madeleine

Ke me e tejkalu këtë mjegull e pasiguri – edhe ata në mënyrën ma të mirë të mundshme. Nuk ke me u ba cinike, stoike apo e vrazhdë prej kësaj humbje që je tu e ndje. Gjatë dhjetë vjetëve në vazhdim ke me e rindërtu e rikriju veten, ke me pas sukses – dhe përmbushje të jashtëzakonshme.

E vërteta asht që ti e ke guximin me e gjet qëllimin tand edhe integritetin me e përmbush atë qëllim simbas standardeve tua.

Prindërit të kanë mësu me e dhanë ma të mirën e me i arritë krejt ato që mundesh, me talentet që ke. Ti ke me i vendos ato talente në shërbim të vetes, ke me e gjet zanin tand edhe ke me e përdor atë za për t’i shërbye vendit në mënyra që kanë me të mahnit.

Kur të pyesin studentet se qysh ia ke dal me kanë e martume, me pas fëmijë edhe me punu në të njajtën kohë, ke me u ndje si hipokrite sepse ti mendon që ke dështu aty.

Asht vështirë me u ndje e kualifikume si model. Por ti je.

Kanë me kalu shumë vjet derisa te kupton që je model i mirë.

Por përfundimisht, ti ke me inspiru ma shumë gra sesa që kishe mujt ndonjiherë me paramendu.

Mbas njezet e tri vjetëve, kur gratë kanë me të tregu që kanë zgjedh të bajnë karrierë në marrëdhanie ndërkombëtare, ti ke me u ndje mirë kur ke me u thanë se nuk ka formulë, ngase çdonjani duhet me e ndjek udhën e vet, i shkruan vetvetes Madeleine Albright,/përkthim nga Vlora Konushevci/mediafokus.info