Aktiviteti sizmik nxjerr në sipërfaqe anijet japoneze të fundosura gjatë Luftës së Dytë Botërore
Së fundmi në sajë të aktivitetit sizmik të një prej vullkaneve më aktivë në Japoni, atij të Malit Suribachi, kanë dalë në sipërfaqe rrënojat e anijeve të fundosura gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se aktiviteti sizmik ka nxjerrë në sipërfaqe 24 mjete transporti detar të kapura nga marina e SHBA gjatë fazave të fundit të luftës, të cilat u zhvendosën në pjesën perëndimore të Iwo Jima për krijimin e një porti.
Trupat e anijeve u sollën asokohe në ishull pasi vendi nuk kishte ambiente portuale. Ndërkohë për shkak të aktivitetit sizmik të malit Suribachi, është ngritur fundi i detit sidomos në pjesën perëndimore të vendit.
Anijet e fundosura qëndrojnë mbi hirin vullkanik dhe janë përdorur si breza për frenimin e ujit teksa ushtarët shkarkonin materialet e luftës.
Ishulli ishte ndërtuar në këtë mënyrë për të krijuar një bazë artificiale detare nga SHBA, para sulmit mbi ishujt e mëdhenj të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Vendi është i pabanuar, por ka poste të ushtrisë japoneze, që kur u dorëzua nga ushtria e SHBA në 1968.