Aktorja Bella Thorne ia beson fustanin e martesës stilistit kosovar Valdrin Sahiti

Në muajin mars të këtij viti, Bella Thorne i tha ‘po’ propozimit për martesë nga i dashuri i saj, Benjamin Mascolo.

Aktorja dhe këngëtari italian, të cilët janë bashkë prej më shumë se dy vitesh, postuan disa imazhe në rrjetet e tyre sociale, ku tregonin unazën.

Mbrëmjen e djeshme, Bella dhe Thorne kanë organizuar një ceremoni fejese dhe ajo që ra në sy ishte veshja e aktores 23-vjeçare.

Bella ia besoi stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti, fustanin elegant të kuq, i cili ishte i çarë në njërën anë dhe i tregonte këmbët e tonifikuara.

Një veshje tjetër e stiluar nga Valdrini u vesh nga Beyonce pak javë më parë gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”.