Aktvistët e VV’së ia dëshirojnë vdekjen Isa Mustafës, reagim i ashpër i eksponentëve politikë e analistëve

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë manifestuar gëzimin përmes komenteve në rrjete sociale, pasi u bë publik lajmi që Isa Mustafa rezultoi pozitiv me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Kjo shkaktoi zemërim nga eksponentë të partive politike e të shoqërisë civile.

Ish-zëdhënësi i LVV’së tash pjesë e Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, këtë vlerësim e ka lidhur me suksesin e Albin Kurtit,

“Gëzimi i militantit që Isa Mustafa del pozitiv në Covid, tregon për shpërlarjen e trurit dhe kalbjen e mendjes në këtë subjekt. Interesi vetjak dhe suksesi i liderit i ka dehumanizuar. Për këta nuk ka rivalë ose kundershtarë, ka vec armiq që duhen eliminuar. Disa eliminohen me gjykatën e padrejte speciale  e disa të tjerë përmes virusit”, ka shkruar Nushi, në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Analisti politik, Astrit Gashi, reagimin e këtyre aktivistëve në këtë mënyrë i ka cilësuar se ‘vrasës të heshtur’.

“Ata që vdekjen e tjetrit e shohin si “kompenzim” për veprat që i bënë i gjalli, e jo ndëshkimin nga ligji nëse ka hapësirë për këtë, ose të ndëshkimit me votë, nuk janë as përparimtar e tekefundit as besimtar, por vrasës të heshtur, që nuk e vrajnë vetëm individin, por e duan të vdekur tërë shoqërinë që nuk ju ngjanë atyre”, ka qenë reagimi i Gashit, transmeton Mediafokus.info.

“Më vjen keq, shumë keq që e ndajmë të njëjtën hapësirë të vockël të globit si dhe thithim të njëjtin ajër me të gjithë ata që dje, sot e nesër ja thërrasin vdekjen tjetrit, edhe të infektuarit me Virusin Korona. Sot po i shoh duke ja dashur vdekjen Isa Mustafes, dje ja donin dikujt tjetër e nesër kushedi kujt!”, ka thënë tutje ai.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se është prekur nga Coronavirusi, derisa ka thënë se përveç një plogështie, nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor./mediafokus.info/