Alarmante: Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë ditës së sotme

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar 6 të vdekur nga COVID-19.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

“Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) – Prishtinë; F.H (1948) -Viti,  R.K (1950) – Mitrovicë, B. G (1960) – Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982) – Pejë”, thuhet në njfotim.

“Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në fund të njoftimit.