Alarmante: Mbi 2 mijë raste pozitive me virus brenda 24 orëve
Kosova po ‘ripushtohet’ nga virusi, përmes variantit të ri. Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, mbi 2 mijë raste kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.
Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.
Në total numri i rasteve aktive është 7.266.


 
 
						 
						