Osmani insiston: Kosova duhet ta nxjerr ligjin kundër pandemisë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës Vjosa Osmani, po insiston që Kosova duhet ta nxjerr një ligj kundër pandemisë, raporton Mediafokus.info.

Osmani ka thënë në seancën plenare se këtë e ka obliguar të bëhet Gjykata Kushtetuese.

“Nuk është çështje dëshire. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese e kanë peshën e Kushtetutës. E kemi detyrim që ta nxjerrim këtë ligj. Nuk është që na u ka tek, është i domosdoshëm, nga aspekti kushtetues por edhe human. Obligimin tonë karshi kësaj na e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, duhet ta marrim me seriozitet”, ka thënë Osmani, transmeton Mediafokus.info.

Kryekuvendarja ka thënë se projektligjin e kanë hartuar ekspert më të mirë që ka vendin./Mediafokus.info/