Alarmi i Dr. Agron Leka para një viti: COVID-19 ekziston, ta merr shpirtin e të bën invalid
Kardiologu nga Gjilani, dr. Agron Leka, i cili pati rezultuar pozitiv me COVID-19 në korrikun e vitit të kaluar, alarmoi për rrezikun që sjell ky virus që e gjunjëzoi botën.
Në intervistën ekskluzive për Mediafokus.info, Leka kërkoi nga qytetarët që të mos e neglizhojnë COVID-19, duke alarmuar se ‘ta merr shpirtin e të bën invalid’.
Në këtë kohë të rëndë që po ballafaqohet vendi ynë me mijëra të infektuar brenda ditës, po e risjellim shkrimin e vitit të kaluar:
Kardiologu i njohur nga Gjilani, dr. Agron Leka, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 më 2 korrik, ka folur ekskluzivisht për Mediafokus.info.
Virusin ka thënë se e mori nga një paciente të cilën e ka trajtuar në Raportin e Kardiologjisë, në Spitalin e Përgjitshëm të Gjilanit.
“Virusin e kam marrë me 30 qershor nga një paciente në repart. Fillimisht kam pasë temperaturë, kollitje herë pas here dhe ka filluar të më rëndohet gjendja shëndetësore. Pas fotografimit të mushkërive, jam udhëzuar të shkojë në Klinikën Infektive, në QKUK. Por, unë kam qenë mirë kryesisht, nuk kam qenë me oksigjenoterapi”, ka thënë Leka për Mediafokus.info.
Por, si u përgjigjet skeptikëve, 30 të kosovarëve, të cilët nuk besojnë se ekziston Coronavirusi?
“Agron Leka ju thotë se ka COVID-19 dhe është shumë i rrezikshëm. Janë katër forma të tij, për dy është shumë vështirë të krijohet imunitet, ndërkaq dy forma janë asimptomatikë. Pra, ka COVID dhe është shumë i rrezikshëm. Ai ta merr shpirtin e të bën invalind. S’ka ekspert që mund të nxjerrë prej asaj gjendje. Mushkëritë t’i bluan dhe nuk e di se mund të jetojë njeriu pa mushkëri”, ka thënë dr. Agron Leka.
Ai ka rekomanduar qytetarët që t’iu përmbahet të gjitha rekomandimeve të OBSH’së dhe institucioneve shëndetësore kosovare.
“Virusi është një e keqe globale. Mos rrini në vende publike. Ruajeni shëndetin tuaj, e të familjarëve tuaj”, ka thënë kardiologu Dr. Agron Leka./Mediafokus.info/
Ndiqeni deklaratën e plotë të Dr. Agron Leka, për Mediafokus.info:

