Mbi 1 milion bashkatdhetarë erdhën për pushime sivjet në Kosovë
Llogaritet se pushimet në Kosovë, sivjet i kaluan mbi 1 milion bashkatdhetarë, të cilët jetojnë e punojnë nëpër shtetet e ndryshme të Evropës dhe përtej saj.
Numri më i madh i tyre erdhën nga Zvicra e Gjermania.
Sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, mërgimtarët kanë shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.
Prej dy muajve, në pikëkalimet kufitare shihen kolona ë gjata të automjeteve që presin të hyjnë dhe të dalin në Kosovë.
Numër i madh i tyre kanë ardhur përmes rrugëve ajrore. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (APN) ‘Adem Jashari’ ka pasur këtë verë numër rekord uljesh e ngritjesh aeroplanësh me mërgimtarë. /Mediafokus.info