Leuenberger, apel shqiptarëve në Zvicër për t’u vaksinuar

Miku i madh i shqiptarëve në Zvicër, politikani zviceran Ueli Leuenberger, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që të vaksinohen dhe kësisoj të përfshihen në luftën kundër COVID-19 sa më shpejt që është e mundur.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar:

“U bëjë thirrje miqve të mi shqiptarë në Zvicer, në veçanti drejtuesve të shoqatave, përgjegësve politikë, sindikatave që të kuptojnë rëndësinë e situatës dhe të përfshihen në luftën kundër COVID!”.

Përndryshe, Leuenberger është themeluesi i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë.

Shumica e pacientëve në spitalet e Zvicrës janë të mbushur me pacientë nga shtetet e Ballkanit, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët.