Alarmon avokati Berisha: Pacientët me kancer po presin me orë të tëra për terapi jetike – kjo është braktisje
Avokati Besnik Berisha ka reaguar ashpër për gjendjen e pacientëve me kancer në Kosovë, duke kritikuar institucionet dhe klasën politike për, siç ka thënë, braktisje të qytetarëve.
Në një postim në ‘Facebook’, Berisha ka theksuar se derisa “pushtetarët/politikanët merren me lojëra politike dhe e çojnë vendin në zgjedhje të njëpasnjëshme brenda vitit”, pacientët dhe familjarët e tyre detyrohen të presin në orët e hershme të mëngjesit për të siguruar terapinë jetike.
Sipas tij, kjo s’është thjesht dështim institucional, por është braktisje.
Postimi i plotë:
Zoti ua pagofte per cdo radhe, per cdo pritje, per cdo dhimbje qe po e shohim çdo dite,
Derisa pushtetaret/politikanet merren me lojera politike dhe e cojne vendin ne zgjedhje te njejepasnjeshme brenda vitit, pacientet me kancer dhe familjaret e tyre detyrohen te dalin ne oren 04:00 te mengjesit per te zene radhe para Onkologjise, vetem per te siguruar terapine jetike.
Kjo nuk eshte thjesht deshtim institucional, kjo eshte braktisje.
Eshte e trishte qe njerezit qe luftojne per jeten e tyre te luftojne njekohesisht edhe me sistemin.
Ne demokraci, nje shtet matet me menyren si i trajton me te dobetit. Ne kete test, kemi deshtuar rende.
E neveritshme, e pafalshme dhe mbi te gjitha, e denueshme.

