Alarmon eksperti: 41450 persona në Kosovë do të shkojnë në varfëri – të mendojmë për dimrin e vështirë
Profesori i tregjeve ndërkombëtare, Florin Aliu, përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar raportit të fundit të UNICEF-it “Ndikimi i luftës në Ukrainë dhe rënia ekonomike pasuese në varfërinë e fëmijëve në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore”, ka thënë se si pasojë e luftës në Ukrainë, bazuar në gjetjet e raportit, 41450 persona do të shkojnë në varfëri, në mesin e tyre 16354 fëmijë.
Aliu ka bërë thirrje që të lihen anash ndasit politike dhe të fillohet të mendohet për dimrin e vështirë që na pret.
“Ti harrojmë investimet kapitale këtë vit, të mendojmë për jetën e njerëzve” – tha Aliu.


