Lutfi Haziri flet për herë të parë për mundësinë e kandidimit të Arbër Ismajlit për kryetar të Gjilanit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, për herë të parë ka folur rreth mundësisë së kandidimit për kryetar të kësaj komune të Arbër Ismajlit, aktualisht nënkryetar Komune, raporton mediafokus.info.

Ai ka thënë se Arbëri është njëri prej kuadrove që është formuar në LDK në 20 vjetët e fundit.

“Natyrisht, Arbëri është njëri prej kuadrove të reja që LDK e ka ndërtu për 20 vjet. Është gjenerata e dytë në familjen e tij në LDK sepse babai i tij, Ruzhdi Ismajli, ka qenë veprimtar i madh politik. Arbëri ka ndërtu politika komunitare, i njeh mirë politikat lolake, ka menaxhuar me pandeminë, e ka përfaqësu ekzekutivin në 90 për qind e rasteve në Kuvendin Komunal. Unë ia kam dhënë mundësinë. Pra, është pjek politikisht me udhëheq organe lokale”, ka thënë Haziri, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin.

Ndryshe, emrat e vetëm që përmenden nga LDK e Gjilanit si kandidatët të mundshëm për kryetar janë, Lutfi Haziri dhe Arbër Ismajli.

Ky i fundit, nuk e ka fshehur ambicien për t’i hyrë garës për të parin e kësaj komune. /Mediafokus.info/