Alarmon mjeku: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…
Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes nuk mund të njollosin punën e mjekëve që janë të parët në betejën kundër COVID-19.
” KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”….Disa episode të shkëputura të keqsjelljes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUK mundet dhe nuk duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë”, shkruan mjeku i njohur.
Postim i plotë:
Kohë kovidiane…. E Dielë 24.01.2021….. Udhës me autobuzin e Unazës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive/Covid-1, Qëndra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, Tiranë….
Në Spital ku sheh e prek realitetin e Punës, Përkujdesit, Përkushtimit, Profesionalizmit e Humanizmit të një Ekipi të tërë Mantelbardhësh, Infermjerësh, Sanitaresh e Stafit mbështetës….
Infermjeret e papërtuara e duararta të Pavjonit të Parë: Luljeta, Suada, Aida dhe Xhesjana janë aty në çdo çast për të ofruar më të mirën e përkujdesit shëndetsor përkundrejt të sëmurëve me Covid-19….