Albin Kurti e ‘merr’ vendlindjen e presidentit Rugova, nuk e mposht atë të presidentit Thaçi

LVV ka arritur të dalë subjekti i parë me vota gati se në të gjitha komunat e Kosovës, madje ka depërtuar edhe në bastionet e LDK, AAK e PDK.

Partia e Albin Kurtit ka fituar edhe në vendlindjen e presidentit Ibrahim Rugova, madje ka marrë vota edhe në fshatin e presidentit Thaçi, ndonëse këtu përkrahja nuk ka qenë e madhe.

Deri me tani partia e LVV-se ka marrë 47.8% të votave në Kosovë.

E bastionet e PDK-së në Drenicë, VV-ja nuk mundi t’i thyejë as në këto zgjedhje.

Por në fshatin Burojë të Skenderajt, në vendlindjen e ish Presidentit, Hashim Thaçit, partia e Albin Kurti arriti t’i marrë 34 vota.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të ketë 77 vota.

Në Burojë të Skenderajt kanë votuar 756 persona.