Albin Kurti mbron Donika Gërvallën: Ajo e mbron UÇK-në

Kryeministri Albin Kurti, i ka dalur në mbrojtje, ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas deklaratave të saj kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Kurti ka shkruar se Gërvalla mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në.
Mirëpo, sipas tij, fushata kundër zëvendëses së tij, po bëhet kur Gërvalla shkoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkrimi i plote i Kurtit:

Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.