Makina shkrumbohet nga flakët në mes të natës, policia shoqëron 2 persona

Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të vona të natës, njjoftojne mediat shqiptare.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ku ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Policia njofton se në ambientet e komisariatit të Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.