Albina Kelmendi mund të mos marrë pjesë në EUROVISION, në vend të saj shkon Elsa Lila!

Albina Kelmendi, këngëtarja që fitoi Festivalin e fundvitit, si rregull duhet të prezantojë Shqipërinë në Eurovision.

Megjithatë thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe në vend të saj do të jetë një artiste tjetër, këngëtarja Elsa Lila.

Një gjë të tillë e deklaroi dhe gazetari Klevis Mehaj i ftuar ne “Ditë e Re” tek RTV Ora.

Ai theksoi se një gjë e tillë është përfolur por ende nuk është konfirmuar.

“Disa zëra thonë se nuk do të bëhet prezantimi në Eurovision i Albinës. Me kolegët që kam biseduar thonë që mund të ketë një artist tjetër që në momentin e fundit mund të bëjë prezantimin e Shqipërisë në Eurovision… Mendohet të jetë Elsa Lila” tha ai./oranews.tv