Albulena Haxhiu insiston që të procedohet me zgjedhjen e nënkryetarëve, duke anashkaluar PDK’në – LDK lëshon seancën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka insistuar të vazhdohet me votimin e nënkryetarëve, duke anashkaluar PDK’në.

Sipas saj, PDK pavarësisht thirrjeve nuk po e shfrytëzon të drejtën për të propozuar një emër tjetër për nënkryetar të Kuvendit.

Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se duhet të zgjidhet fillimisht nënkryetari i partisë së dytë dhe të respektohet procedura.

Deputetët e LDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas përpjekjeve të kryetares Haxhiu për ta hedhur në votim propozimin, pa pajtimin e tyre.

LDK tha se duhet të votohet nënkryetari i dytë dhe të respektohet procedura pa kaluar te grupi i tyre parlamentar.

Në këtë situatë, Haxhiu e ndëpreu seancën, duke njoftuar vazhdimin e saj të dielen.