Albulena Haxhiu në paraqitje nga Presidenca, mungon flamuri dardan

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, u është drejtuar sot mërgatës përmes një video nga Presidenca, duke i ftuar që të regjistrohen për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në videon e publikuar nga Haxhiu, në dy anët e saj shihet flamuri i Kosovës, por jo edhe flamuri dardan, shkruan Reporteri.net.

Flamuri dardan ishte vendosur në Presidencë në vitin 2020, nga ish-Presidentja Vjosa Osmani.

“Nga sot ka filluar regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës.  Regjistrohuni me kohë dhe ndihmoni njëri-tjetrin që zëri juaj të dëgjohet”, ka shkruar Haxhiu krahas videos.