Albulena Haxhiu nuk kalon as për herën e tetë, madje merr më pak i vota
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
54 deputetë votuan në favor të Albulena Haxhiu, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshme.
Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të enjten në orën 10:00.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.
Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar.
Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme deri tani.
LVV-ja i ka 48 ulëse në Kuvend, por për ta zgjedhur kryeparlamentaren, sikurse edhe për formimin e Qeverisë asaj i duhen të paktën 61 vota të deputetëve.

