Thaçi: Nuk është vetëm një adresë politike për formimin e Qeverisë

Presidenti Hashim Thaçi për herë të parë ka dhënë shenja se Lëvizja Vetëvendosje s’është adresa e vetme për themelimin e Qeverisë së Kosovës. I pyetur se a do t’ia japë mandatin partisë së dytë, shefi i Shtetit ka thënë se krijimin për krijimin e Qeverisë s’është vetëm një adresë e vetme.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar por e theksoj edhe njëherë do shikojmë të gjitha mundësitë e variacioneve politike që kanë adresë të partive politike në përgjegjësi të tyre të respektimit të vullnetit të qytetarëve por edhe të përgjegjësive kushtetuse dhe ligjore, të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë, dhe natyrisht jo vetëm të një adrese politike”, ka thënë Thaçi pas ceremonisë së shënimit të 21 vjetorit të largimit të shqiptarëve drejt Shqipërisë për shkak të luftës, transmeton Express.

Presidenti Thaçi ka pasur edhe takim me liderin e VV’së, i cili ende s’e ka dërguar emrin për mandatim./MediaFokus.