Ambasadori i Shqipërisë u impresionua me atë që pa në kompaninë Palma

Gjiganti për prodhimin e mobileve, kompania Palma nga Gjilani sot pati një vizitor të veçantë, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, raporton Mediafokus.info.

I shoqëruar nga kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë tha se kjo kompani është një shembull që duhet të përkrahet nga të gjithë, sepse në kohë pandemie ka rritur numrin e punëtorëve.

“Ajo që më bëri përshtypje është fakti që  këtu, pavarësisht vështirësive që po kalojmë në këtë periudhë shëndetësore, këtu puna vazhdon me intensitet. Po ashtu, ajo që më bëri përshtypje është edhe punësimi i punëtorëve të rinj gjatë kësaj kohe. Ёshtë një shembull që duhet të përkrahet nga të gjithë”, tha Minxhozi, transmeton Mediafokus.info.

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Palma është njëri prej brendeve më të mëdha të Gjilanit e Kosovës, i njohur tashmë edhe në tregun europian.

“Familja Shahini janë shembulli më i mirë i të bërit biznes dhe zhvillimit ekonomik. Ne krenohemi me kompaninë Palma, kudo që shohim prodhimet e tyre të mobileve”, tha Haziri.

Drejtori gjeneral i kësaj kompanie, Ekrem Shahini, në fund pati falënderime për vizitën e Hazirit e Minxhozit.

“Kjo vizitë në këtë kohë të vështirë për bizneset kosovare, për ne do të thotë shumë”, tha ai.

“Është hera e parë që kompaninë tonë po e viziton një ambasador i Shqipërisë”, shtoi Shahini.

Palma njihet për shumëllojshmërinë dhe cilësinë e lartë të produkteve të ndryshme nga druri. Ka disa vite që kompania Palma bashkëpunon me kompani zvicerane, ka një sallon në Zvicër dhe eksporton produkte kryesisht n  Gjermani e Zvicër./Mediafokus.info/