Ambasadori rumun e krahasoi popullin afrikan me majmunët
Rumania ka tërhequr ambasadorin e saj nga Kenia, pasi ky i fundit krahasoi afrikanët me majmunët.
Komentet, ambasadori Dragos Tigau i bëri më 26 prill gjatë një mbledhje në kryesinë e Kombeve të Bashkuara, pasi pa një majmun jashtë dritares dhe tha “Grupi afrikan na u bashkua”.
Sjellja e ambasadorit Tigau u bë publike për herë të parë të enjten nga zyrtari Kenyan i Punëve të Jashtme Kamau Macharia, i cili në rrjetet sociale shkruante “i tmerruar dhe i neveritur” nga incidenti, raporton BBC.
Lidhur me ngjarjen, diplomatët afrikanë kanë reaguar menjëherë dhe kanë kërkuar falje publike, ku Rumania vendosi të nisë procedurat për të tërhequr ambasadorin e saj”.
“Na vjen thellësisht keq për këtë situatë dhe kërkojmë falje për të gjithë ata që janë prekur,” thuhej në deklaratën e ministrisë së jashtme të Rumanisë.
“Çdo sjellje apo koment i natyrës raciste është krejtësisht i papranueshëm”, shtoi ajo, duke thënë se shpresonte se nuk do të ndikonte në lidhjet e saj me vendet afrikane. (foto ilustrim)