Amerika përgatit padi 20 trilionë dollarë kundër Kinës për shkak të koronavirusit

Një padi 20 trilionë dollarëshe është duke u ngritur kundër autoriteteve kineze në SHBA mbi shpërthimin e koronavirusit.

Avokati amerikan Larry Klayman dhe grupi i tij i avokimit Freedom Watch së bashku me kompaninë e Teksasit Buzz Photos kanë ngritur padi kundër qeverisë kineze, ushtrisë kineze, Institutit të Virologjisë në Wuhan, Drejtorit të Institutit të Virhanit të Wuologjisë Shi Zhengli dhe gjeneralmajorit të ushtrisë kineze Chen Wei, raporton Business Today.

Paditësit kanë kërkuar 20 trilionë dollarë, që është një shumë më e madhe sesa GDP-ja e Kinës, duke pretenduar se koronavirusi është rezultat i një arme biologjike të përgatitur nga autoritetet kineze.

Ata kanë akuzuar Kinën për shkaktimin e vdekjeve, sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët, komplotin për të shkaktuar lëndime dhe vdekjen e qytetarëve amerikanë dhe neglizhencën totale ndaj COVID-19.

Ata pretendojnë se virusi është lëshuar nga Instituti i Virologjisë Wuhan.

Paditësit deklaruan se virusi COVID-19 ishte “projektuar” nga Kina për të vrarë popullsitë në masë.

Grupi Amerikan citon raporte të shumta në media që thoshin se ekzistonte vetëm një laborator mikrobiologjik në Kinë që trajtonte viruse të përparuara si koronavirusi i ri – në Wuhan.

Për ta mbuluar një gjë të tillë, pretenduan ngritësit e padisë, Kina lidhi deklarata mbi koronavirusin me protokollet e sigurisë kombëtare.

Ata gjithashtu pohuan se të gjithë të pandehurit ishin duke punuar së bashku për të përjetësuar “terrorizmin ndërkombëtar”.