Analisti fyen preshevarët, i quan të neveritshëm se po e marrin vaksinën ruse 

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, i ka fyer shqiptarët e Luginës së Preshevës me arsyetimin se po marrin vaksinën ruse në Serbi, transmeton Mediafokus.info.

“Këta preshevarët të cilët jetojnë e veprojnë në Kosovë ngaqë ky vend i ka privilegjuar shkaku i rrethanave se ku iu ka rënë hise të lindin, së paku mos të postojnë foto t’u e marr vaksinën ruse anti-Covid në Serbi. Veprim i neveritshëm mossolidarizimi me popullin e Kosovës”, ka shkruar Pozhari.

Ndryshe, Pozhari njihet si përkrahës i madh i kryeministrit, Albin Kurti./Mediafokus.info/